Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Motrat pogradecare në Al Hawl, familja: Na thonë se po hapin portat e kampit, ç'do të bëhet me fatin e tyre?

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 23:35 | Aktualitet
Motrat pogradecare në Al Hawl, familja: Na thonë se po hapin portat e

Që kur në tetorin e vitit 2013 Krenar Shuli vari çelësat tek dera e shtëpisë së tij në fshatin Guras të Pogradecit,  dhe u zhduk papritmas me bashkëshorten Adelina dhe tre vajzat, familjarët e tyre nuk i kanë ndalur t’i kërkojnë. Më pas ata, mësuan se familja Shuli ishte transferuar në Siri.  

Historinë e tyre e tregon për A2 mbesa e Krenarit. Një histori i dhimbshme për të gjitha palët, ku vetë Fatosi është vrarë në dyluftimet e shumta, të paktën 3 vite më parë, dhe ku vajzat nuk dinë ku ndodhet  e ëma.  

Vajza e madhe Elona, u martua vetëm 13 vjeçare, me një shqiptar që edhe ai, tashmë, ka ndërruar jetë.

Tre vajzat shqiptare, që kur arritën në Shqipëri ishin 11 vjeç, 7 vjeç dhe vetëm 2 muajshe, tani ndodhen të vetme në kampin e Al Hawl, së bashku më vëllain e lindur në Siri.  

https://a2news.com/2019/11/21/i-lutem-shtetit-qe-te-na-ktheje-femijet-po-qajne-perdite-thirrja-prekese-e-gjyshes-se-3-vajzave-qe-ndodhen-ne-kamp/

Pas shumë mundimesh, familjarët kanë kontaktuar me Elonën, vajzën që më mirë flet shqip, dhe thonë se komunikojnë tashmë shpesh, dhe ndodh t’i dërgojnë edhe disa shuma të vogla parash.

“Kemi komunikuar edhe sot. Vajza na thotë se pinë ujë të ndotur, dhe po vdesin urie”, thotë familjarja e tyre nga Shqipëria, e cila shton se Elona i ka rrëfyer se në kamp diçka po lëviz. “Më tha se i kanë urdhëruar të përgatisin të gjitha gjërat e tyre, sepse mund të hapen portat e kampit, dhe nga ai moment ato nuk dinë çfarë do të ndodhë me to”.  

Familjarët thonë se kanë dërguar letra të panumërta institucioneve shqiptare, por më së shumti kanë marrë mbrapsht vetëm heshtje.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani