Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

U ngjit në podium për herë të parë, McLaren i dhuron pilotit të saj makinën supersportive “për punë”

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 15:43 | Teknologji

Piloti i Formula 1, Carlos Sainz po përjeton ditë shumë të lumtura. Në fundjavë arriti podiumin e tij të parë në Formula 1, pasi përfundoi në vendin e tretë Çmimin e Madh të Brazilit, ndërsa dje skuadra e tij McLaren i dhuroi një makinë supersportive të markës: një 600LT Spider.

Edhe pse kjo dhuratë nuk ishte si shpërblim për podiumin e parë të McLaren që nga viti 2014, pasi akti i dhurimit ishte parashikuar përpara garës, ekipi anglez do të ishte i lumtur t’ia dhuronte këtë “xhevahir” spanjollit si shpërblim.

McLaren 600LT Spider ka 600 kuaj fuqi dhe vlen rreth 300 000 euro. Nga 0 në 100km/h arrin për 2,9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 324km/h.

A2 CNN Livestream

Dita jonë