Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ish këshilltarja, Hill: Trump promovoi teori diskretituese për Ukrainën

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 10:18 | Bota
Ish këshilltarja, Hill: Trump promovoi teori diskretituese për

Presidenti amerikan Donald Trump shpërfilli këshilltarë të lartë dhe nxiti një teori false se Ukraina dhe jo Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-s. Dëshmia e ish këshilltares në Shtëpinë e Bardhë, Fiona Hill në seancën e fundit publike të hetimit kundër presidentit Trump, e njollos ish bosin e saj, më mirë nga ç’mund të bënin vetë demokratët.

Hill tha se presidenti dëgjonte vetëm opinionet e avokatit personal Rudy Giuliani, dhe i cilësoi pretendimet për Ukrainën si të trilluara.

“Refuzova të bëhem pjesë e një përpjekje për të legjitimuar teorinë se qeveria ukrainase është kundërshtare e Shteteve të Bashkuara dhe se ishte Ukraina e jo Rusia që na sulmoi në zgjedhjet e 2016-s. Këto trillime janë të dëmshme”, tha Fiona Hill.

Ish këshilltarja e lartë për Rusinë akuzoi edhe pjesëtarë të tjerë të Partisë Republikane se ishin përpjekur të hidhnin dyshime mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s. Gjatë së enjtes dëshmoi gjithashtu diplomati amerikan David Holmes.

“Zoti Giuliani po influencone në mënyrë të drejtëpërdrejtë në axhendën e politikës së jashtme. Kujtoj fjalët e ambasadorit të SHBA në BE, Gordon Sondland, kur tha se sa herë që Rudy përfshihet ai shkatërron gjithçka”, u shpreh diplomati David Holmes.

E enjtja shënoi ditën e 5-të dhe të fundit të seancave publike në komisionin e inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve. Në përfundim të procedurave, kryesuesi i komisionit Adam Schiff tha se shkeljet e Trump kishin qenë shumë më serioze nga ato të ish presidentit Richard Nixon gjatë skandalit “Watergate” në vitet 70-të. 

“Ky president beson se është mbi ligjin, përtej ëdo përgjegjësie. Dhe sipas këndvështrimit tim, nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa një president jo etik, i cili beson se qëndron mbi ligjin”, deklaroi Adam Schiff, kreu i komisionit të inteligjencës.

Në qendër të hetimit është telefonata mes presidentit Trump dhe homologut ukrainas Volodimir Zelensky, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi nisjen e hetimeve ndaj rivalit politik Joe Biden, në këmbim të ndihmës ushtarake. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli