Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Juventus, pa CR7 ndaj Atalantës

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 17:55 | Futboll
Juventus, pa CR7 ndaj Atalantës

Juventusi do të luajë të shtunën kundër Atalantës pa Cristiano Ronaldon.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Maurizio Sarri për transfertën e vështirë bie në sy mungesa e sulmuesit portugez, i cili ka si objektiv të jetë në 100% të formës për ndeshjen e Champions, ndaj Altetico Madrid.

I pyetur në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Atalantës për gjendjen e Cristianos, Sarri theksoi se Ronaldo po rikuperohet nga një dëmtim muskulor që e shqetëson prej disa javësh.

“Problemi me Ronaldon është se në ndeshjen e parë të Portugalisë ishte mirë, ndërsa në të dytën pati problemet e ndeshjeve të fundit. Po përpiqemi që t’ia heqim këtë gjë që po e kushtëzon edhe mendërisht, duke e lënë që të stërvitet në mënyrën më të mirë të mundshme. Objektivi është ndeshja kundër Atletico dhe po rekuperohet”, tha Sarri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani