Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Korçë, rrihen barbarisht dy persona, vëllezërit shkatërrojnë automjetin

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 19:17 | Kronikë

Konflikt mes disa personave në unazën e qytetit të Korçës. Sipas burimeve,  dy shtetas janë sulmuar dhunshëm nga disa persona, tashmë të dorëzuar tek forcat e rendit.  

Sipas informacioneve paraprake personat, dy vëllezër 22 dhe 33-vjeçarë banues në Korçë kanë sulmuar fillimisht një makine tip Mercedes Benz me targë AA 285 CS. Më pas kanë rrahur barbarisht me sende të forta drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Orgest Moraiti dhe mikun e tij Arben Rakipi.

Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes, por sipas burimeve të A2, personat e paidentifikuar fillimisht kanë patur si synim Moraitin , por ai pas një konflikti fillestar i ka shmangur.  Atëherë personat kanë goditur Rakipin, shok i objektivit fillestar, duke e lënduar në mënyrë më serioze.

Rakipi është dërguar në spitalin e Korçës, me plagë në kokë dhe në trup, por jashtë rrezikut për jetën.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani