Listat emërore në Al Hawl, A2 publikon emrat e shqiptarëve brenda kampit – A2

Listat emërore në Al Hawl, A2 publikon emrat e shqiptarëve brenda kampit

A2 publikoi listën e grave e fëmijëve shqiptarë të cilët ndodhen në kampin Al Hawl. Të shkruara me dorë në fletore nga vetë banoret e kampit lista përmban emra shqiptarësh Kosovarësh por edhe grave e fëmijëve nga Maqedonia të cilët vijojnë të qëndrojnë të burgosur në mesin e 80 mijë personave të tjerë.

Mes tyre ka dhe fëmijë të lindur në Siri siç është vogëlushja Rejana. Strukturat që duhet të merren me këtë çështje nuk i janë përgjigjur thirrjeve të A2 por kanë qenë vetë familjarët e tyre të cilët kontaktojnë dhe ndihmojnë në identifikimin e personave të mbetur në kampin famëkeq.

Si familja Shuli ka dhe dhjetëra familje të tjera të cilat kërkojnë ndihmë. Këto 6 vajza janë shqiptare nga Maqedonia. E njëjta histori dhe me Arife Kurtishin nga Studenicani I Maqedonisë, të miturën e cila dyshohet se ndodhet në kamp me identitet tjetër.

Prej muajsh, ne kampin Al Hawl janë dhjtera gra dhe fëmijë shqiptare që mbahen peng nga forcat kurde. A2 iu dha zë thirrjeve të tyre për ndihmë nga shteti shqiptar, por autoritetet duken të pafuqishme për tërheqjen e tyre nga kampi në Siri.

Shkarkoni aplikacionin e A2