Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Meta: Shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre, të mbrojnë Republikën përmes referendumit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 19:05 | Politikë
Meta: Shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre, të

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pasditen e së premtes, deklaroi se “shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre në mbrojtje të Kushtetutës” dhe përmes referendumit të mbrojnë Republikën.

“Shqipëria e ka pësuar një herë dhe është betuar që diktatura nuk do të përsëritet kurrë më. Do të qëndroj kryegarant i mbrojtjes së Kushtetutës. Nuk drejtohet Shqipëria me rezolutë, por me Kushtetutë. Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë në mbrojtje të Kushtetutës. Përmes referendumit të mbrojmë Republikën. Të vendosë populli nëse pranon të kthehet në diktaturë apo të mbrojë demokracinë. Referendumi është demokracia direkte dhe demokracia në veprim”, u shpreh Meta.

https://a2news.com/2019/11/21/meta-kerkon-referendum-amerika-si-shpirt-disa-nderkombetare-palaco/

Kreu i Shtetit theksoi se “jemi para situatës dramatike, ku Kushtetuta po shkelet hapur për të përqendruar të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit aktual”.

“Pushteti ekzekutiv është unifikuar me atë legjislativ, numri kushtetues prej 140 deputetësh ka 10 muaj që nuk plotësohet, janë kapur të gjitha bashkitë e vendit me proces antiligjor, vendi është lënë për dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, janë kaluar mbi 20 ligje antikushtetuese që cenojnë interesin publik, fjala e lirë është zëvendësuar nga censura dhe autocensura, Shqipëria po shpopullohet pa ndalim dhe nuk ka asnjë investim serioz nga SHBA, Gjermani, Itali apo Britani”, nënvizoi Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë