Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas kombëtares, edhe derbi në stadiumin e ri

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 12:23 | Futboll
Pas kombëtares, edhe derbi në stadiumin e ri

Pas ekipit përfaqësues, një tjetër duel interesant pritet të tërheq vëmendje në kryeqytet. Derbi Partizani-Tirana do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, me klubin e kuq që ka gjetur dakordësinë me Federatën Shqiptare të Futbollit sa i përket detyrimit financiar.

8 mijë euro është shumë që Partizani do të paguaj për të zhvilluar derbin në impiantin e ri. FSHF ka vendosur që të përgjysmojë çmimin për qiranë e stadiumit duke marrë parasysh kostot e larta dhe situatën financiare të klubeve. Ndryshe nga e kaluara, derbi i 5 dhjetorit pritet të ketë prani të madhe të tifozëve që këtë herë nuk do të kushtëzohen nga kapacitetet e stadiumit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani