Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rezoluta e PPE për Shqipërinë, Shehu: Të plotësohen pikat, ndryshe vendi në katastrofë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 13:40 | Politikë
Rezoluta e PPE për Shqipërinë, Shehu: Të plotësohen

Partia Popullore Europiane (PPE) miratuan të enjten një rezolutë në lidhje me krizën politike në Shqipëri, e cila nxit të gjitha palët ta tejkalojnë atë përmes dialogut.

Ndërkohë, i ftuar në A2, Tritan Shehu nga PD, i cili mori pjesë në Kongresin e PPE, tha se kjo rezolutë është një udhërrëfyes në të cilin duhet të eci vendi.

Shehu theksoi se nëse nuk do të plotësohen këto pika, atëherë vendi do të shkojë në katastrofë të plotë.

https://a2news.com/2019/11/21/rezoluta-e-ppe-per-shqiperine-dialog-per-krizen-sa-me-shpejt-institucionet-e-drejtesise/

“Nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, që është forca politike më e rëndësishme në Europë. Ky konkret i kushtoi një vëmendje të veçantë, Ballkanit Perëndimor dhe specifikisht Shqipërisë dhe gjendjes së vështirë që po kalon.

Në unanimitet të plotë, ai kongres miratoi një rezolutë për Shqipërinë, të qartë dhe të thelluar, duke e klasifikuar Shqipërinë në një krizë të thellë. Ishte një rezolutë unike që mbahet për një vend anëtar të NATO-s, ku vihen në dukje pikat e problemit dhe zgjidhjet e tyre. Tashmë ka ardhur momenti që ne të vëmë në eficencë këto pika, përndryshe vendi do të shkojë në katastrofë të plotë.

Ky material e thotë qartë se problemet në Shqipëri fillojnë nga deformimi i votës, duke e lidhur këtë me kanabizimin, trafiqet, dekriminalizimi dhe mosfunksionimi i këtij ligji, si dhe me paligjshmërinë e farsës së 30 qershorit”, tha Tritan Shehu.

Situata mes Presidentit dhe Mazhorancës

“Mendoj se të gjitha këto probleme fillojnë me deformimin e votës së lirë, me deformimin e reformës në drejtësi gjatë rrugës që kemi ardhur deri këtu. Shqipëri nuk ka as Parlament, ky është antikushtetues. Edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit është i paligjshëm dhe antikushtetues”, tha Shehu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani