Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehet Superiorja, Kukësi përballet me Bylisin, Tirana udhëton në Korçë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 08:34 | Futboll
Rikthehet Superiorja, Kukësi përballet me Bylisin, Tirana udhëton

Rikthehet këtë fundjavë, pas një pause dy javore, kampionati shqiptar i futbollit. Java e 13 e Kategorisë Superiore nis nga Vlora dhe Kukësi. Flamurtari i vendit të fundit, me vetëm 4 barazime deri më tani do të presë rivalin më të afërt në renditje, Luftëtarin.

Kukësi përballet me Bylisin, në një nga duelet më interesante të javës, me të dyja skuadrat që kërkojnë kreun, por ballshiotët kanë gjithashtu shansin të marrin përkohësisht kryesimin.

Tirana e Julian Ahmataj udhëton drejt Korçës për t’u ndeshur me Skënderbeun. Në Shkodër do të luhet Vllaznia-Teuta, ndërkohë që java e 13 do të mbyllet supersfidën Partizani-Laçi.

Kampionët në kërkim të vazhdimësisë përballë kurbinasve skuadrës më të frikshme të momentit që në 4 javët e fundit ka marrë 4 fitore dhe ka shënuar 11 gola.

A2 CNN Livestream

Dita jonë