Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shpërndanin kokainë në Lezhë, pranga 3 të rinjve

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 09:06 | Kronikë
Shpërndanin kokainë në Lezhë, pranga 3 të rinjve

Policia e Shtetit ka organizuar një tjetër operacion antidrogë në zonën e Lezhës ku si pasojë e tij u arrestuan 3 persona për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ishulli” u vunë në pranga shtetasit D. A., 39 vjeç, E. H., 21 vjeç dhe K. Q., 26 vjeç si dhe u sekuestruan 160 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Të D.A. u arrestua në flagrancë nga policia në lulishten e një picerie në ishull Lezhë së bashku me drogën dhe në pak minuta u identifikuan dhe dy bashkëpunëtorët e tij që e prisnin në një makinë në rrugë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani