Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vala e emigrimit, biznesi në krizë për fuqi punëtore

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 16:25 | Ekonomi
Vala e emigrimit, biznesi në krizë për fuqi punëtore

Emigrimi masiv po krijon probleme të mëdha tek biznesi, i cili nuk po gjen fuqi punëtore.

Donika Mici, nënkryetare e Unionit të Fasonistëve, shpjegon se ky është shndërruar në një shqetësim real për kompanitë e këtij sektori, që bazohen te fuqia punëtore dhe kryesisht krahu i lirë i punës. 

“Kohët e fundit ka vështirësi, kështu që i gjithë sektori po spostohet drejt vendeve më të populluara. Moshën mesatare e kemi pasur 22 vjeç, tani është rritur shumë. Dikur nuk merrnim moshat mbi 40 vjeç, ndërsa sot po”, shprehet Mici.

A2 CNN Livestream

Dita jonë