Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e gazetares, policia në Maltë liron me kusht biznesmenin

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 13:20 | Bota
Vrasja e gazetares, policia në Maltë liron me kusht biznesmenin

Policia e Maltës liroi me kusht biznesmenin e arrestuar, lidhur me hetimin për vrasjen e gazetares Dafne Galisia. Konfirmimi erdhi nga kryeministri, Josef Muscat, i cili tha se drejtësia kishte nevojë për më shumë kohë për ta marrë në pyetje biznesmenin, Jorgen Fenesh.

“Legjislacioni ynë është në përputhje me të drejtat e njeriut, prandaj një person nuk mund të mbahet i arrestuar për më shumë se 48 orë”, theksoi Muskat.

Biznesmeni Fenesh u ndalua ditë më parë në jahtin e tij në detin Mesdhe dhe pas lirimit me kusht nuk pranoi të prononcohej. Arrestimi erdhi pasi kryeministri pranoi faljen e një personi të përfshirë në hetime, nëse ky i fundit garantonte prova konkrete se kush qëndronte prapa vrasjes së gazetares.

Hetuesit dyshojnë se në këtë krim mund të jenë përfshirë dhe kriminelë shqiptarë që kanë garantuar lëndën shpërthyese për bandat në Maltë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë