Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 25%
  • Më i zënë në punë 50%
  • Ndihmon në shtëpi 25%

Zëdhënësja e BE: Deklaratat që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike, të papranueshme

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 18:25 | Politikë
Zëdhënësja e BE: Deklaratat që vënë në dyshim

Maja Kocijancic, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e Bashkimit Evropian, me anë të një deklarate për shtyp i ka cilësuar si të “papranueshme” deklaratat e Presidentit Ilir Meta mbi diplomatët në Tiranë.

“Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qëndrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë”, lexohet në deklaratën e Koçijançiç.

https://a2news.com/2019/11/21/meta-kerkon-referendum-amerika-si-shpirt-disa-nderkombetare-palaco/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani