Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Zjarr në motor, ulje e detyruar e avionit me 347 pasagjerë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 08:49 | Bota
Zjarr në motor, ulje e detyruar e avionit me 347 pasagjerë

Një avion i “Philippine Airlines” bëri ulje të detyruar në aeroportin e Los Angeles për shkak të një defekti në një prej motorëve.

Avioni Boeing Co 777 i nisur drejt Manilas u detyrua të rikthehej në pistën nga ku u nis në Los Angeles pasi një nga motorët e tij mori zjarr në ajër. Të 347 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa lëndime, megjithëse paniku i krijuar ishte tepër i madh.

Një media lokale në Los Angeles ka filmuar momentin kur avioni sapo është ngritur në fluturim dhe pas tij shihet një re tymi dhe zjarri që del nga motori. Emergjenca e krijuar nga avioni i “Philippine Airlines” nuk krijoi vonesa te fluturimet e tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani