Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

E lëpiu qeni i tij, vdes pronari

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 08:41 | Lifestyle
E lëpiu qeni i tij, vdes pronari

Një burrë gjerman ka ndërruar jetë pasi u lëpi nga qeni i tij.

63-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u sëmuar dhe më pas vdiq për shkak të një infeksioni të rrallë që mori nga pështyma e qenit.

Ai kaloi disa javë vuajtjeje në spital me pneumoni, gangrenë dhe një temperaturë 41°C.

Emri shkencor i infeksionit është Capnocytophaga canimorsus, një bakter që zakonisht transmetohet nga qeni te njeriu nëpërmjet kafshimit, por mund të përçohet edhe me lëpirje.

Bakteri është shumë i rrallë dhe, sipas një studimi holandez, prek 1 në 1,5 milionë njerëz.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani