Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Inter dominon në “kënetën” e Torinos dhe ndjek Juventusin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 22:54 | Futboll
Inter dominon në “kënetën” e Torinos dhe ndjek

Interi dominon një ndeshje që mund të paraqiste rreziqe për djemtë Antonio Contes, jo vetëm për aftësinë lojtarëve si Belotti, por edhe për shirat e shumta që kishin rënduar së tepërmi terrenin.

Zikaltrit fitojnë pastër 3-0  ndaj Torinos, dhe se si do të shkoj ndeshja e tregon që në fillim Lautaro Martinez, autor i një goli të bukur në kundërsulm në minutën e 12-të. Torino, humbet qysh në fillim Belottin pas një kontrasti me Brozovic, tenton të rrezikojë por Handanovic kontrollon i sigurt.

Në momentin më të mirë të tyre, Interi godet sërish. Sirigu bën mrekullinë ndaj Lukakut, por më pas dorëzohet nga një gol i zgjuar i mbrojtësit holandez De Vrij (32’) .  

https://a2news.com/2019/11/23/higuain-i-pandalshem-juventus-permbys-atalanten/

Rastet nga të dy palët nuk mungojnë, të vështirësuara nga terreni i shndërruar në një “kënetë” ku topi mezi rrotullohet. Por këtu forca fizike më e madhe e Interit del në pah, dhe Lukaku shënon sërish me një gjuajtje kirurgjikale (55’), duke patur edhe raste të tjera.

Me fitoren e sotme, Interi blindon vendin e dytë duke mbetur vetëm një pikë mbrapa Juventusit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë