Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kukësi tregon forcën, Bylis pëson humbjen e dytë rresht

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 15:32 | Futboll
Kukësi tregon forcën, Bylis pëson humbjen e dytë rresht

Kukësi ka mundur 2-1 Bylisin në ndeshjen e javës së 13 të Kategorisë Superiore, duke e kapërcyer në renditje për të kapur kështu vendin e dytë, vetëm një pikë larg Partizanit.

Vendasit shënuan nga një gol për pjesë, me Abazajn në të 22’ dhe Rrocën në të 74’, ndërsa barazimin e përkohshëm për ballshiotët e realizoi Guindo, një minutë para fundit të pjesës së parë. Humbja e dytë rresht për Bylis, pas asaj kundër Skënderbeut.

Ndërkohë, në ndeshjen, Flamurtari dhe Luftëtari ndanë nga një pikë në Vlorë. Rrapo shënoi i pari për miqtë në të 54’, por Nikaj arriti të barazonte në minutën e dytë shtesë duke mbyllur takimin në 1-1.

A2 CNN Livestream

Dita jonë