Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta dekoron Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 10:18 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit". Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!”, shkruan Presidenti në një status në Facebook.

“Për kontributin e pashembullt që ka dhënë dhe jep kjo organizatë në mbrojtjen e idealit të luftës për liri dhe transmetimit të brezave të rinj të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare”, shkruhet në dekoratën e akorduar nga Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë