Dhuna ndaj arbitrit, reagon Federata Shqiptare e Basketbollit

Screenshot 2 33 1100x620

Federata Shqiptare e Basketbollit ka reaguar ashpër pas dhunës së shfaqur një ditë më parë gjatë ndeshjes së Kampionatit Shqiptar të Basketbollit mes Teutës dhe Tiranës, ku u dhunua arbitri i ndeshjes Muho nga një lojtar i ekipit kryeqytetas.

FSHB dënoi ashpër dhunën dhe deklaron se ajo është e papranueshme dhe nuk ka asgjë të përbashkët me basketbollin dhe vlerat e sportit.

“Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme. Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti”, shkruhet në deklaratën e FSHB.

Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë në përputhje me legjislacionin përkatës. Ndërsa shton se pamjet filmike dhe dëshmitë e ngjarjes do t’i dërgohen dhe Komisioni i Disiplinës në FSHB.

Gjyqtari Jurgen Muho u qëlluar disa herë me grushte një ditë më parë gjatë ndeshjes së basketbollit të zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” nga basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu.