Këngëtares së njohur i vjedhin bizhuteri me vlerë 360 mijë dollarë – A2

Këngëtares së njohur i vjedhin bizhuteri me vlerë 360 mijë dollarë

Mandatory Credit: Photo by Larry Marano/REX/Shutterstock (9782912d) Iggy Azalea Iggy Azalea at Hits 97.3, Fort Lauderdale, USA - 07 Aug 2018

Këngëtarja e njohur Iggy Azalea ka rënë pre e një grabitje ditët e fundit, ku një person ka hyrë në vilën e saj dhe ka marrë prej aty një sasi të madhe bizhuterish me vlerë të konsiderueshme.

Iggy ishte e vetme në vilën e marrë me qira në Atlanta dhe po priste të dashurin e saj, kur një person i paidentifikuar ka hyrë brenda dhe ka marrë prej aty sendet me vlerë.

Mes grabitësit dhe reperes së famshme nuk ka pasur përplasje, pasi në ato moment ajo ndodhej në pjesën e bodrumit të ndërtesës. Kamerat e sigurisë e kanë kapur imazhin e grabitësit, por ai ende nuk është vënë në pranga.

Shkarkoni aplikacionin e A2