Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nga protestat në radhë, pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Hong Kongut

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 19:02 | Bota

Me një pjesëmarrje prej 69 përqindësh, zgjedhjet e së dielës në Hong Kong regjistrojnë interesim të madh të popullit për këshilltarët drejtues të katër viteve pasues.

Një pjesëmarrje e tille nuk ishte menduar. 2,9 milionë persona votuan deri në fund të procesit nga 4,1 milionë të tillë me të drejtë vote.

Krahasuar me 4 vjet më parë, ishin 1,5 milionë më shumë. Që prej mëngjesit populli u vu në radhë me frikën e protestave, të cilat i munguan qytetit, ndonëse patrullimet e policisë ishin të pranishme ngado.

Të pyetur në rrugë, shumë e shihnin të drejtën e votës si mundësinë e tyre më të mirë për t’u shprehur në lidhje me qeverisjen që u bëhet dhe ndërhyrjet e Pekinit zyrtar. “Ne do e dëgjojmë zërin e tyre”, tha guvernatorja Carrie Lam pasi votoi. “Uroj që ditë si kjo e sotmja, ku mbizotëron qetësia dhe jo rrëmuja, të shtohen në vendin tonë”, u tha ajo gazetarëve të pranishëm.

Në fakt, këto zgjedhje janë edhe një lloj referendumi për qeverinë e saj dhe mënyrat si është përballur me protestat që përfshinë qendrën më të madhe ekonomike të Azisë për afro 6 muaj. Këshilltarët e dalë nga zgjedhjet kanë të drejtën e votës mbi shpenzimet dhe vendosin mbi çështjet e mbetjeve apo shëndetit publik. 1104 kandidatë garuan për 452 vende që ka këshilli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë