Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Prag dimri në Korçë, banorët: Çmimi i druve, i papërballueshëm

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 12:44 | Aktualitet
Prag dimri në Korçë, banorët: Çmimi i druve, i

Edhe pse nuk kanë nisur ende reshjet e borës apo ngricat, qyteti i Korçës po përgatitet për të përballuar stinën e ftohtë, e cila në këto anë është e ashpër. Dhe gjëja kryesore që bëjnë korçarët është sigurimi i druve të zjarrit, me anë të të cilave sigurojnë ngrohjen thuajse që të gjithë banorët e qytetit juglindor.

Por banorët shprehen së çmimi i druve të zjarrit po rritet nga viti në vit dhe po bëhet i papërballueshëm, në mënyrë të veçantë nga pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Shtresat në nevojë kanë edhe një apel për bashkinë, e cila sipas tyre nuk duhet të lejojë privatët të rrisin si te duan çmimin e druve të zjarrit.

Ndërkohë, policia dhe autoritetet lokale të Drejtorisë për Mbrojtjen e Pyjeve, në 6 muajt e fundit kanë proceduar 30 persona për prerje të paligjshme të pyjeve duke sekuestruar dhjetëra metra kub lëndë drusore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë