Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rumania voton për presidentin e ri, Iohannis favorit

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 08:39 | Bota
Rumania voton për presidentin e ri, Iohannis favorit

Janë hapur qendrat e votimit në të gjithë Rumaninë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të sjellin dhe emrin e ri në krye të vendit.

Në garën e kësaj të diele përballen presidenti aktual, Klaus Iohannis dhe ish kryeministrja Viorica Dancila, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë të votimit.

Sondazhet paraprake nxjerrin fitues për një mandat të dytë presidentin 60 vjeçar Iohannis, pasi ka dhe mbështetjen e aleatëve perëndimore për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe reformimin e sistemit gjyqësor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë