Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

2 tituj për 24 orë, festë dhe sherr nga tifozët e Flamengo-s

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 13:54 | Futboll

Dy tituj kampionë në harkun e 24 orëve. Flamengo përjetoi një moment ëndrrash, ku menjëherë pas triumfit në Kupën Libertadores, fitoi matematikisht edhe titullin kampion të Brazilit. Gjithçka për shkak të humbjes që Palmeiras pësoi në shtëpi përballë Gremios.

Kur kanë mbetur katër javë nga mbyllja e kampionatit, Flamengo ka 13 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt dhe tashmë mungon vetëm dorëzimi i trofeut.

Në pritje të festës së titullit, mbështetësit e Flamengos i rezervuan një pritje madhështore skuadrës, pas suksesit ndaj argjentinasve të River Plate. Një milionë tifozë pushtuan rrugët e Rio De Janeiro-s për të përshëndetur heronjtë e tyre, menjëherë pasi skuadra u kthye nga kryeqyteti i Perusë, Lima.

https://youtu.be/Z3V1d6-DRhA

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani