Dhunoi arbitrin, përjashtohet përjetë basketbollisti, rrezikon edhe burgun – A2

Dhunoi arbitrin, përjashtohet përjetë basketbollisti, rrezikon edhe burgun

Dhuna skandaloze ndaj arbitrit të ndeshjes tronditi basketbollin shqiptar dhe opinionin. Pas ngjarjes në ndeshjen Teuta-Tirana, Bruno Daliu është përjashtuar përjetë nga sporti.

Vendimi erdhi nga Komisioni i Disiplinës në Federatën e Basketbollit. Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Jurgen Muho, 34-vjeçari nuk do të lejohet të zbresë më në parketin e lojës.

Duke vlerësuar moshën e Daliut, përjashtimi nga sporti duket se është problemi më i vogël. Basketbollisti i Tiranës, i cili u ndalua nga policia menjëherë pas ngjarjes në pallatin e sportit, vijon të mbetet në qeli, ndërsa sipas kodit të ri penal, për dhunën ndaj zyrtarit të ndeshjes ai rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg.

Shkarkoni aplikacionin e A2