Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Digjet makina e gjyqtarit në Shkodër: Ta harrojnë se më bëjnë presion

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 08:34 | Kronikë
Digjet makina e gjyqtarit në Shkodër: Ta harrojnë se më

Zakonisht ishin të tjerët që dëshmonin para tij, por mëngjesin e kësaj të hëne, gjyqtari Andri Ymeri ka dëshmuar përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore të Shkodrës. Shkak është bërë djegia e mjetit të gjyqtarit në orët e vona të mbrëmjes së të dielës pranë kishës Françeskane.

Në vendngjarje u dogjën dy automjete që ishin pranë dhe policia ende nuk ka një version zyrtar për këtë ngjarje, nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme në mjetin e gjyqtarit apo në mjetin tjetër.

Këtë dilemë e ka ndarë me gazetarët edhe vetë gjyqtari pasi ka dalë nga ambientet e drejtorisë së Policisë së Shkodrës. “Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se më bëjnë presion për punën time. Kaq kam për të thënë”.

Ymeri nuk pranoi të komentonte nëse kishte marrë më parë kërcënime, por gjithsesi është marrë në mbrojtje nga Policia, ndërsa kjo e fundit përveç dëshmive pritet të verifikojë edhe kamerat e sigurisë së zonës për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu