Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Itali, përplasen dy kamionë në autostradë. Vdes shoferi shqiptar

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 13:38 | Kronikë
Itali, përplasen dy kamionë në autostradë. Vdes shoferi

Një shtetas shqiptar 48-vjeçar, me banim në San Benedetto, u përfshi në një aksident rrugor si pasojë e të cilit humbi jetën.

Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të hëne në Ascoli, përgjatë autostradës, pikërisht në një zonë ku po kryhen punime dhe korsia është e kufizuar, ndërsa në momentin e aksidentit moti ishte i keq.

Dy kamionët u përplasën me njëri-tjetrin dhe goditja ishte e fortë. Për pasojë, vdiq edhe shoferi italian 39-vjeçar i kamionit tjetër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani