Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbledhja e KLP, emërohen 8 prokurorët e SPAK, hapet gara për drejtuesin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 13:05 | Aktualitet
Mbledhja e KLP, emërohen 8 prokurorët e SPAK, hapet gara për

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e cila pritet të hetojë zyrtarët e lartë, mori sot bekimin e Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Miratimi i emërimit të 8 prokurorëve që kanë kaluar vettingun, pritet të marrë edhe bekimin e presidentit Ilir Meta, i cili do të dekretojë strukturën më të re të hetimit në vend.

Me 11 vota pro Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve të SPAK Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gent Ibrahimi tha se vendimi i emërimit do hyjë në fuqi më 19 dhjetor dhe po në të njëjtën ditë do zhvillohet ceremonia e betimit të prokurorëve tek Presidenti.

“Gjatë kësaj kohe Këshilli do të merret me punë të shumta që do të bëjmë praktikë për fillimin e punës së Prokurorisë së Posaçme në këtë datë. Këto punë përfshijnë kryerjen e procedurave për emërimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kryerjen e procedurave për transferimin e shërbimit civil që sot punon pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kryerjen e procedurave për transferimin e Oficerëve të Policisë Gjyqësore që sot punojnë pranë Krimeve të Rënda, inventarizimin e dosjeve dhe miratimin e një rregulloreje për transferimin e tyre dhe miratimin e strukturës dhe organikës dhe të nivelit të pagës së Strukturës së Posaçme”, sqaroi kreu i KLP, Ibrahimi.

Po në të njëjtën ditë, Këshilli hapi garën për pozicionin e drejtuesit të SPAK, për një afat 15 ditor duke nisur nga dita e hënë. Komisioni i Posaçëm i Këshillit nisi dhe një kërkesë për shprehje të interesit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Speciale

https://a2news.com/2019/11/25/ngritja-e-spak-klp-voton-sot-strukturen-me-8-prokurore/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli