Nadal në “qiellin e shtatë”, Spanja fiton Davis Cup – A2

Nadal në “qiellin e shtatë”, Spanja fiton Davis Cup

Spanja është kampione e turneut tenistik “Davis Cup”. Nën udhëheqjen e numrit një në botë për momentin, Rafael Nadal, Spanja mposhti në finale Kanadanë e Denis Shapovalov duke triumfuar kështu përpara publikut të tyre në kryeqytetin e Madridit.

4 fitore radhazi në katër ditë për kombëtaren iberike e cila gjunjëzoi surprizën e këtij viti, Kanadanë, që duhet theksuar, la pas në këtë turne shumë emra të mëdhenj. 2019 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Rafael Nadal i cili ja doli të fitoi edhe “Australian Open” apo “US Open”, ndërkohë që Spanja i rikthehet një trofeu pas 8 vitesh.

Shkarkoni aplikacionin e A2