Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Një vend në Tokë ku jeta nuk mund të ekzistojë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 10:54 | Bota

Në planetin tonë, jeta ka arritur të lulëzojë edhe në kushtet më ekstreme, nga shkretëtirat e thata te tundrat e ngrira, apo pellgjet toksike e gropa termale në thellësitë e oqeaneve. Por ekziston një cep në Tokë ku jeta nuk ka arritur të ekzistojë.

Shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi, ku sipas analizave më të fundit, të publikuara fundjavën e kaluar, nuk ka absolutisht asnjë shenjë jete. Dallol është një nga vendet më ekstreme në planet. Liqeni është tmerrësisht i nxehtë, me kripë dhe acid. Ai shtrihet përgjatë një krateri vullkanik, i mbushur me gazra toksikë dhe ujë të përvëluar. Edhe në dimër, temperatura atje arrin në 45°Celsius.

Disa prej zbulimeve u publikuan të premten në revistën “Nature Ecology & Evolution”. “Kemi arritur të vërtetojmë se nuk ka asnjë shenjë jete aty, as mikroorganizma”, tha Purificación López García, autore e studimit dhe biologë në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.

Shkencërisht, mungesa e jetës shpjegohet nga studiuesit me faktin që pellgjet kanë barriera kimike, si kripërat me magnez, të cilët shpërbëjnë hidrogjenin. Kombinuar me ambientin e nxehtë, kripërat dhe acidet, jetës i jepet goditja “fatale”.

Studimi do të ndihmojë shkencëtarët të mësojnë më shumë edhe për mundësinë e jetës jashtë planetit tonë. “Në këto kushte, ose të ngjashme, nuk do të mund të kishte jetë edhe në planetë të tjerë”, tha López García.

A2 CNN Livestream

Dita jonë