Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nuk pranuan grumbullimin, Napoli gjobit 2,5 milionë euro futbollistët

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 15:04 | Futboll
Nuk pranuan grumbullimin, Napoli gjobit 2,5 milionë euro futbollistët

Napoli ka gjobitur të gjithë futbollistët e tij 20 ditë pasi ata u rebeluan kundër klubit duke mos pranuar grumbullimin e detyruar 1-javor që ishte vendosur nga Presidenti Aurelio De Laurentis.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, të gjithë futbollistët janë gjobitur me 25% të rrogës, përveç brazilianit Allan, i cili do të paguajë 50% të rrogës sepse pati një konflikt të ashpër me djalin e Presidentit dhe Malcuit, i cili nuk gjobitet pasi nuk ka qenë në dhomat e zhveshjes në momentin e rebelimit, pasi është i dëmtuar prej disa javësh.

Allan mendohet se është konfrontuar edhe fizikisht me djalin e Presidentit dhe për këtë arsye do t’i mbahen 200 000 euro nga paga e muajit tetor.

Në total, mendohet se gjobat do të shkojnë deri në 2,5 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli