Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Paketa anti-KÇK, ekstra-kompetenca, policia do përgjojë dhe sekuestrojë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 19:17 | Aktualitet
Paketa anti-KÇK, ekstra-kompetenca, policia do përgjojë dhe

Paketa anti-KÇK e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, ligjëron krijimin e një super-strukture hetimore të paprecedentë brenda Policisë së Shtetit. Në shënjestër të saj do të jetë çdo person i dyshuar si i përfshirë në krim të organizuar, krime të rënda dhe terrorizëm, si dhe çdokush që përfiton prej tyre, përfshi edhe familjarët.  Ligji i heq prokurorisë monopolin e përgjimit të personave në hetim, duke ia dhënë këtë të drejtë edhe policisë. 

Neni 351.  Strukturat e Policisë së Shtetit do të kryejnë përgjime ambientale në ambiente private, me autorizim të drejtuesit të Prokurororisë përkatëse. 2.  Strukturat e Policisë së Shtetit do të kryejnë përgjime ambientale në vende publike me miratim të drejtuesit të strukturës vendore të policisë dhe kur çështja ndiqet nga strukturat qendrore, miratimi jepet nga drejtuesi i strukturës përkatëse qendrore të policisë.

Sipas ligjit, policia mund të kufizojë lirinë e lëvizjes së individit, pa një vendim gjykate. Kjo bëhet përmes marrjes së pasaportës së personit dhe pezullimin e vlefshmërisë për çdo dokument tjetër të barasvlershëm. 

Neni 6. Paragrafi 4. Për të gjithë subjektet e këtij ligji Policia e Shtetit mund të urdhërojë kufizimin e perimetrit të lëvizjes së tyre, brenda një zone administrimi, qyteti, apo qarku të caktuar në Republikën e Shqipërisë, urdhër i cili duhet të vlerësohet nga prokuroria/gjykata brenda 48 orëve. 

Me objektiv kryesor gjurmimin e pasurive të krijuara nga krimi, ligji i jep të drejtë Policisë së Shtetit të sekuestrojë pasuri.  

Neni 18 Paragrafi 1. Policia e Shtetit mund të urdhërojë masën e sekuestros për çdo aset ose pasuri që disponohet, administrohet apo është në pronësi të subjekteve nën hetim, masë që duhet të vlerësohet nga Prokuroria brenda 48 orëve. 

Ligji i jep dorë të hekurt strukturës anti-KÇK, t’i kërkojë kompanive celulare identifikimin e çdo numri telefoni në kohë reale, lokalizimin e vendndodhjes, si edhe mundësi për nxjerrje informacioni nga çdo regjistër elektronik të dhënash, qoftë i institucioneve shtetërore apo private.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë