Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PD: Përshëndesim SPAK, por ka armik Ramën sepse po i merr kompetencat

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 14:24 | Politikë
PD: Përshëndesim SPAK, por ka armik Ramën sepse po i merr

Në ditën e ngritjes së SPAK, Partia Demokratike reagon duke përshëndetur ngritjen e asaj strukture, e cilësuar si  “mekanizimi i duhur kushtetues për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Në deklaratën e PD, thuhet se “megjithëse qeveria bëri gjithçka për ta vonuar ngritjen e SPAK-ut me 3 vjet, Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e tij dhe të Byrosë Kombëtare të hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture”.

https://a2news.com/2019/11/25/rama-kck-organizate-kriminale-gjykatesish-dhe-prokuroresh-qe-jane-sherbetore-tutore-te-krimit-te-organizuar/

Por Partia Demokratike nuk ka munguar të reagojë mbi këtë temë edh pas propozimit të masave të ashtuquajtura KÇK kundër korrupsionit, “që nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias” dhe duke denoncuar faktin që “SPAK ka përballë të njëjtin kundërshtar që e pengoi për 3 vjet me radhë. Me një shfaqje qesharake propagandistike, Edi Rama, njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë