Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Prokuroria dërgon në Gjykatë dosjen 339, ngre tre akuza për Arben Ndokën dhe të tjerët

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 11:47 | Kronikë
Prokuroria dërgon në Gjykatë dosjen 339, ngre tre akuza për

Prokuroria e Krimeve të Renda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe te Rana e Hedhun. Pjesë e këtij grupi është dhe ish deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, dhe disa prej familjarëve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë.

Ndoka dhe të pandehurit e tjerë u paraqitën në Prokurori për t’iu komunikuar akuza. Veprat penale që akuzohen janë “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.

Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare. Mes te pandehurve janë edhe Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli