Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tërmet në Durrës, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 22:00 | Aktualitet
Tërmet në Durrës, lëkundjet u ndjenë edhe në

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit, por edhe në kryeqytet.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në veriperëndim të Shijakut, me magnitudë 3.4 dhe një thellësi prej vetëm 2 kilometrash.

Nuk raportohet për dëme materiale. E njëjta zonë u godit nga një tërmet 5.8 i shkallës rihter më 21 shtator, i cili shkaktoi dëme të shumta materiale, por edhe dhjetëra të lënduar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu