Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bashkia e Tiranës, 100 milionë lekë për Thumanën

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 18:12 | Aktualitet
Bashkia e Tiranës, 100 milionë lekë për Thumanën

Bashkia e Tiranës, përveç ndihmës me mjete dhe forca në njerëz të dërguara në zonat e prekura në operacionet e shpëtimit në terren, Këshilli Bashkiak në mbledhjen e sotme miratoi një fond ndihme financiare prej 100 milionë lekësh për Bashkinë e Krujës dhe në mënyrë të posaçme për Thumanën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij theksoi se Tirana ngriti sot flamurin e solidaritetit me të gjithë ata që në këto momente janë në vështirësi nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të sotëm.

“Sot në fakt kishim planifikuar një ditë tjetër, të festonim ngritjen e flamurit në Tiranë, është 107 vjetori kur Tirana ngriti flamurin. Mesa duket fati, historia na thirri të ngrinim një tjetër flamur sot. Patjetër atë shqiptar, por atë shqiptar me solidaritet, me përkrahje, mirësi, dashuri, në një situatë paniku e fatkeqësie. Do të doja që t’ju bëja një thirrje ta mbajmë të gjithë lart këtë lloj flamuri shqiptar, të solidaritetit. Ndaj sot akordojmë menjëherë një ndihmë prej 100 milionë lekësh për Bashkinë e Krujës, aty ku ndodhet Thumana. Është zona më e prekur, ndërkohë që me Valbonën, kryetaren e bashkisë së Durrësit do duhet të komunikoj në ditët në vijim, që të shohë edhe ajo pasi të kalojë emergjenca, se çfarë janë nevojat, edhe të bëjmë prapë një ndihmë të dytë për Durrësin. Por për Thumanën, duke qenë se është një vend i vogël dhe emergjenca e madhe, dhe një bashki me pak të ardhura, dua që ta ofrojmë këtë solidaritet, teksa me rimëkëmbjen e vet, siç i ka hije çdo shqiptari, do të duhet të mendojë edhe për fqinjët, edhe për fqinjët tanë të Thumanës dua që të akordojmë këtë ndihmë të emergjencës”, tha Veliaj. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu