Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bota me sytë tek Shqipëria, gazetarët e A2 përcjellin momentet e tmerrit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 15:58 | Aktualitet

Jo vetëm Shqipëria, por  e gjithë bota ndoqi me ankth të martën, situatën dramatike pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të së martës. CNN përcolli live pamje të godinave të shndërruara në rrënoja dhe operacionet e kërkim - shpëtimit në Durrës dhe Thumanë. Gazetari i A2 Blendi Salaj, përcolli për gjigandin mediatik momentet e tmerrit, duke e informuar orë pas ore mbi zhvillimet e fundit.

Edhe mediat e tjera ndërkombëtare, nga BBC tek New York Times, i dedikuan hapësirën kryesore tragjedisë në Shqipëri duke përcjellë hap pas hapi imazhe e informacione mbi tragjedinë që pllakosi Shqipërinë.

Me frymën pezull qëndroi edhe Italia fqinje, që gjithashtu transmetoi live imazhet tragjike që vinin nga Durrësi e Thumana.

https://www.facebook.com/A2CNN/videos/2248840915412982/

Videot që tregonin garën dramatike me kohën për gjetjen e të mbijetuarve, mallëngjimin për jetët e shpëtuar dhe momentet rrëqethëse të nxjerrjes së trupave pushtuan televizione e media online, nga Canale 5, tek Corriere della Sera, TGcom apo la Repubblica, e cila transmetoi për orë të tëra pamjet e A2.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani