Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kryeministri Edi Rama: Për fat të keq bilanci i viktimave nuk ka përfunduar

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 20:07 | Aktualitet
Kryeministri Edi Rama: Për fat të keq bilanci i viktimave nuk ka

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një konferencë për shtyp pasi vizitoi personat e plagosur nga tërmeti në Spitalin e Traumës ku u shpreh se ajo e sotmja ishte një nga netët më të këqija që nuk mbahej mend prej kohësh për kombin shqiptar.

Sipas kreut të qeverisë kjo është një ditë e njerëzve të zakonshëm dhe atyre me uniforma të të gjitha llojeve të cilët u angazhuan maksimalisht për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

“Kjo ditë ka qenë dita e të gjithë njerëzve të zakonshëm që me uniformën e policisë, FA, urgjencës, zjarrfikëses, dhe trupave spitale të ardhura nga Kosova, kanë qenë të gjithë heronjtë e kësaj dite. Bluzat e bardha, në ditët me diell i përgojojmë, sot kanë qenë dhe janë në krye të detyrës për të shpëtuar jetë njerëzish, për të kuruar plagë”, tha Rama.

Edi Rama u shpreh se bilanci i viktimave nuk ka përfunduar dhe shpreson që të mos ketë përfunduar as gjetja e njerëzve ende të gjallë nën rrënoja

“Për fat të keq bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin të mos ketë përfunduar dhe bilanci i jetëve të shpëtuar, ku mes rrënojave shpresoj të ketë njerëz që ende marrin frymë”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë falënderoi dhe vendet partnere për solidarizimin e tyre në këtë moment të vështirë.

“Miqtë e këtij vendi janë ngritur të gjithë në këmbë nga Kroacia, Turqia, Italia, Maqedonia, Zvicra, Serbia, Gjermania. Ambasadat në ditët e fundit i kemi vënë në një shënjestër që na ka turpëruar, sot ato na kanë shprehur të gjithë gatishmërinë e tyre. Qeveria ka bërë maksimumin, ka qenë në terren, disa ministra vazhdojnë të ndjekin procesin e kërkimit në rrënoja. Kemi komunikuar intesivisht dhe është sureale të flasësh me presidentin e Francës kur je përballë një gërmadhe në Durrës”, deklaroi kryeministri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani