Presidenti anulon pritjen për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë – A2

Presidenti anulon pritjen për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë

Presidenca njofton se Kreu i Shtetit ka vendosur të anulojë Pritjen Shtetërore me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin dhe shkaktoi mbi 20 viktima.

Postimi i Presidencës

“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anulojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë”.