Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Të varfër dhe, që nga e marta, edhe të pastrehë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 23:06 | Aktualitet
Të varfër dhe, që nga e marta, edhe të pastrehë

Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të së martës ka dëmtuar duke i kthyer në të pabanueshme disa banesa edhe në zonën e Farkës në kryeqytet. Emergjencat civile i kanë pajisur këta banore me çadra pasi muret e shtëpive të tyre mund të shemben në çdo moment.

Në zonën e Farkës familja Shkalla e përbërë nga gjashtë anëtarë, çifti dhe katër fëmijët e rritur, jeton në kushte tepër të vështira. Por pas tërmetit të kësaj të marte, kjo familje është bërë edhe e pastrehë. “Nuk rrihet këtu. Po pati ndonjë çadër, flemë atje, sepse kemi frikë”, thotë Xhemile Shkalla.

Situata është e njëjtë edhe në familjen Idrizi, ku për pasojë të dëmtimeve të banesës, 5 anëtarët e saj do duhet të flenë në çadër.

Nga sektori i Emergjencave Civile informohet se deri në këto momente nuk ka pasur mungesë të  bazës materiale për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti por nevojat janë të mëdha, kryesisht për shtretër, batanije dhe ushqime.

Në terren, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, thotë se situata është emergjente dhe po trajtohet si e tillë, pavarësisht se nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. “Tirana nuk ka status shpallje gjendjeje. Ne adresojmë një problematikë dhe këtë jemi duke bërë”, thotë ai. “Kemi hapur 5 qendra të pritjes në 5 pika të Tiranës. Në total dëmi është në 500 banesa, ndërsa totalisht të pabanueshme kemi rreth 186”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë