Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tërmeti goditi Shqipërinë, Gjermania, Italia dhe Greqia nisin skuadrat speciale

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 08:58 | Aktualitet
Tërmeti goditi Shqipërinë, Gjermania, Italia dhe Greqia nisin

Italia dhe Greqia kanë nisur me avion skuadra speciale për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit. Ndërsa Gjermania ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës së emergjencës.

Në një seri postimesh në Twitter, Kryeministri Edi Rama njoftoi për ndihmën e ofruar nga ana e vendeve të Bashkimit Europian, por edhe ato tw rajonit.

“Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë”, shkruan Rama në Twitter. “Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë”.

Drejt zonave emergjente janë nisur edhe skuadra speciale nga Kosova, njoftoi Rama, pas një bisede me Presidentin Hashim Thaçi. “Janë nisur skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë