Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Vijimësia e jetës", dy binjakë vijnë në jetë pak minuta pas tërmetit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 13:30 | Aktualitet
"Vijimësia e jetës", dy binjakë vijnë në

Jo të gjithë e kanë mundësinë të vrapojnë duke u larguar kur lëkundet toka. Mjekët janë pjesë e kësaj kategorie dhe kështu ndodhi edhe sot pas goditjes së madhe me magnitudë 6.4 rihter.

Ndërkohë që Tirana dhe Durrësi ishte derdhur në rrugë, mjekët në maternitetin Koço Gliozheni po ndihmonin këta dy vogëlushë të vinin në jetë.

https://www.facebook.com/adokle/videos/10221651127566673/

Është mjekja Anika Dokle që ka postuar videon në Facebook, duke shpjeguar se bëhet fjalë për dy binjakë që kanë ardhur në jetë 20 minuta pas goditjes që shkundi Shqipërinë. “Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës”, shkruan mjekja e njohur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë