Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ambasada e SHBA: Në krah të popullit shqiptar në këtë moment të vështirë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 20:48 | Aktualitet
Ambasada e SHBA: Në krah të popullit shqiptar në këtë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu janë bashkuar trupave të tjera mike dhe partnere të Shqipërisë për të ndihmuar në situatën e krijuar pas tërmetit shkatërrues të së martës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se Forca të Ushtrisë së SHBA dhe njësia për Mbështetjen Civile që ndodhet në Kosovë, mbërritën në Shqipëri për të asistuar në operacionet ndihmuese pas lëkundjeve të forta sizmike.

Përfaqësia diplomatike amerikane deklaron se SHBA do vazhdojë punën për të për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë moment të vështirë.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA

“Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani