Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dëmet në burgun e Shënkollit, të dënuarit transferohen në Reç

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 18:32 | Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e rreth 150 të dënuarve nga burgu i Shënkollit në Lezhë në atë të Reçit në Malësinë e Madhe.

Shkak për këtë vendim është bërë dëmtimi i godinës nr.2 në burgun e Shënkollit për shkak të lëkundjeve të forta sizmike që ndodhën në orët e para të mëngjesit të së martës.

Transferimi i të dënuarve të Lezhës drejt IEVP-së së Reçit po zhvillohet me masa të forta sigurie dhe po shoqërohet nga një numër i madh efektivësh.

Ditën e djeshme u raportua se të burgosurit ndiheshin të pasigurt pasi godina e burgut kishte pësuar dëmtime dhe rrezikonte të shembej. Të burgosurit kanë thënë se muret janë çarë dhe kanë rënë tulla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani