Durrës, mijëra banorë kalojnë jashtë natën e parë, probleme me ndihmat

Mijëra qytetarë të Durrësit dhe zonave përreth kaluan jashtë natën e se martës. Disa qëndruan jashtë për shkak të dëmtimeve të banesave të tjera nga frika e lëkundjeve dhe makthi që kishin kaluar.

Për shkak të numrit të lartë të banorëve që u mblodhën në aneksin e stadiumit të Durrësit dhe mungesës së përvojës për të administruar situata të tilla, shumë qytetarë nuk morën ndihmat, ndërsa të tjerë nxitonin të përfitonin sa më shumë.

Ndërkohë që edhe numri i çadrave nuk mund të përballonte numri i personave që qëndruan jashtë.

Ndihmat me batanije veshmbathje dhe ushqime mbërritën në mënyrë vullnetare nga i gjithë vendi por edhe nga Kosova, por problem kryesor mbeti administrimi dhe shpërndarja e tyre.