Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gjendje e jashtëzakonshme, cila është historia dhe çfarë ndodh me shpalljen e saj?

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 16:35 | Aktualitet

Ngjarja tragjike e 26 nëntorit, ku 27 persona humbën jetën për shkak të tërmetit dhe mbetën të plagosur mbi 650 të tjerë, detyroi qeverinë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ngjarja tragjike e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën më shumë se 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, ka shtyrë qeverinë Shqiptare që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe pse fillimisht kryeministri nuk e pranonte se vendi ishte në gjendjen e një emergjence, vendimi erdhi në mbledhjen e qeverisë.

Por cilat janë rrethanat kur një shtet duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme? Analisti i A2 CNN Afrim Krasniqi se cilat kushtet kur ndërmerret një nismë e tillë. 

Afrim Krasniqi

“Ka dy forma të gjendjes së jashtëzakonshme. E para ka të bëj me cenimin e rendit publik, si ne 97, ku lidhet me masat e jashtëzakonshme, me kufizimin e të drejtave të njeriut dhe me përpjekjet e shtetit për të marrë funksionet. E dyta ka të bëj me emergjencat civile, dhe lidhet me territore të caktuara. Vendimi i sotëm i Qeverisë lidhet me këtë formë të dytë”, thotë Krasniqi.

Kjo nuk është situata e parë e jashtëzakonshme për vendin, pas viteve ‘90. Rasti i parë regjistrohet në vitin 1997, ku struktura shtetërore ra, duke detyruar Kuvendin të miratojë ligjin për këtë gjendje më 2 mars. Shpërthimi i Gërdecit ku mbetën dhjetëra të vdekur e të plagosur shënoi një tjetër rast emergjent, që detyroi shtetin të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për tu pasuar me një tjetër rast në 2010-ën, për shkak të përmbytjeve në Shkodër.

E njëjta gjë u kërkua në vitin 2015, ku sërish qindra shtëpi në Shkodër dhe rrethinat e saj, u zhytën nën ujë, por qeveria refuzoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Vendimi i parë i njohur nga ky brez ka qenë në vitin 2010. Në 2015 në Shkodër qeveria refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme sepse parashikohej sepse pagesa e 2010 nuk ishte bërë në 2015, dhe Qeveria nuk ishte e gatshme të paguante koston”, vijon Krasniqi.  

Gjendja e jashtëzakonshme shoqërohet edhe me kosto të larta për buxhetin e shtetit, që për një vend si Shqipëria duke se janë të vështira të përballohen të vetme. Por, çfarë detyrimesh konkrete ka shteti kur shpall një gjendje të tillë për shkak të katastrofave natyrore?

https://a2news.com/2019/11/27/gjendja-e-jashtezakonshme-menyrat-e-sigurimit-te-fondeve-per-kompensimin-e-demeve/

“Nuk bëhet fjalë vetëm për dëmshpërblim. Që nga momenti që shpallet kjo gjendje, e gjithë struktura shtetërore vihet ne funksion të këtij qëllimi, buxheti i shtetit rishikohet, firmave private mund t’i kufizohet liria e veprimit nëse shtabi i emergjencës e cilëson”, thotë eksperti i A2.  

Teksa ligji i vitit, 1997 kufizon lirinë e medias dhe qytetarëve për tubime, ligji për mbrojtjen Civile i këtij viti, nuk cenon asnjërën prej tyre, por vetëm detyron të prekurit nga katastrofa natyrore që të evakuohen në zonat e përcaktuara nga institucionet përkatëse. Një ditë pas tërmetit, situata duket ende e tensionuar në zonat e prekura, teksa bilanci tragjik vijon të thellohet. Banorë që kërkojnë të afërm, me shpresën se mund të jenë gjallë nën rrënoja, e të tjerë që kërkojnë një vend për t’u strehuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë