Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Inshallah janë gjallë”, thirrja dëshpëruese e djalit të familjes Lala

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 17:49 | Aktualitet
“Inshallah janë gjallë”, thirrja dëshpëruese e

Babai i Ramë Lalës, i cili u shpëtua dje në banesën e shembur në zonën e ish-Kënetës , vijon të numërojë orët, pasi nën rrënoja ka ende nipat, mbesën, nënën dhe të vëllain. “Inshallah janë gjallë! Kam nipër e mbesa, nënën dhe vëllain. Zjarrfikësit e dinë shumë mirë se ku janë”, thotë ai shkurtimisht për A2.

Kërkimet për personat e bllokuar nën gërmadha në godinën katër katëshe të shembur plotësisht vijojnë prej më shumë se 24 orë. Aty mendohet se kanë mbetur të bllokuar 4 fëmijë dhe 2 të rritur.

Në banesë jetonin 3 familje. E moshuara e shtëpisë, Sadetja, me një djalë të paralizuar dhe familjet e 2 djemve të tjerë, emigrantë në Itali. Nën rrënoja është djali i pamartuar, nusja e shtëpisë me 3 fëmijë, (binjakë dhe një djalë) si edhe një vajzë. Dje u nxorën trupat e Sadetes dhe një vajzë të vogël dhe shpëtoi 17-vjeçari Ramë Lala.

A2 CNN Livestream

Dita jonë