Meta: Ka konfuzion në organizim, u premtova banorëve plotësimin e kërkesave

meta 5 1100x620

Presidenti Ilir Meta ishte pranë banorëve të zonës së ish-Kënetës të prekur nga tërmeti i fuqishëm. Meta theksoi se dëgjoi ankesa për shqetësime elementare, ndërsa tha se i premtoi banorëve plotësimin e tyre brenda dy apo tre orësh.

Presidenti u shpreh se vendi nuk ka kaluar një tragjedi të tillë prej kohësh dhe për këtë, sipas tij, ka pasur konfuzion në organizimin.

“Në radhë të parë, nuk e mendoja se mund të ketë pasur mungesa në këtë zonë kaq tragjike. Po siç e patë, kishte disa ankesa për kërkesa elementare dhe unë i premtova që brenda 2 tre orësh do të zgjidhen. Besoj se ka qenë më shumë çështje organizimi. Unë mendoj se është çështje e organizimit, për të cilën mendoj se ka nevojë që të përmirësohet. Është një tragjedi që nuk e kemi kaluar prej kohësh dhe ka pak konfuzion.

Sot nuk jemi për të bërë analizë, por për të bërë gjithçka për të nxjerrë qytetarët nga rrënojat. Ekipet më të mira të vendeve fqinje kanë ardhur këtu. Ka kohë për analiza”, tha Meta.