Meta nga Durrësi: Situata mbetet e vështirë

metaaaaaaa 1100x620

Edhe mbrëmjen e së mërkurës, Presidenti Meta ishte në Durrës, ku vëzhgoi nga afër situatën pas tërmeteve të fortë.

Meta u shpreh se situata mbetet dramatike derisa ka pasur sërish lëkundje pasditen e së mërkurës.

“Sigurisht është një situatë dramatike e cila vazhdon dhe ka vështirësitë e saj, sepse ende kemi ndjerë që ka lëkundje, siç pati dhe sot në mesditë, të cilat cenojnë edhe punën edhe sigurinë, të forcave të shpëtim-kërkimit në rrënojat e godinave, të cilat janë rrëzuar dhe ku po kërkohen qytetarët tanë, me shpresën për t’i shpëtuar ata.

Në radhë të parë do doja të shprehja falënderimet më të përzemërta për shtetin e Kosovës, për popullin e Kosovës, për Presidentin Thaçi që jemi sot këtu, për gjithë institucionet e Kosovës. Në mënyrë të veçantë për FSK-në, e cila ka fituar një simpati mjaft të gjerë, jo vetëm për shkak të reagimit të menjëhershëm dhe ka qenë e para që është gjendur në vatrat e nxehta të kësaj krize, por dhe me seriozitetin, me efikasitetin, me përkushtimin e saj ka bërë dhe po bën çdo gjë për të na ndihmuar të gjithëve në këtë sfidë të jashtëzakonshme dhe të paprovuar më parë.

Përpjekjet po vazhdojnë dhe do vazhdojnë deri në fund, dhe shpresojmë që do kemi më shumë fat deri në fund me këto përpjekje që nuk do mbarojnë deri në gjetjen e qytetarit  më të fundit nën këto rrënoja me shpresë gjithmonë”, tha Meta.